2019-09-27 14:18:12 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Autoritetet në Kinë kanë konfirmuar se kompanitë kineze kanë blerë sasi të konsiderueshme soje dhe mishi derri nga ShBA-ja me çmimet e tregut dhe sipas rregullave të OBT-së.
Ministria kineze e Tregtisë tha se produktet bujqësore të blera do të përjashtohen nga tarifat shtesë, duke ritheksuar se Kina dhe ShBA-ja janë shumë përplotësuese në fushën e bujqësisë dhe kanë potencial të gjerë për bashkëpunim.
Ministria konfirmoi gjithashtu se të dy palët kanë mbajtur komunikimin e ngushtë dhe po përgatiten për raundin e ardhshëm të konsultimeve ekonomike dhe tregtare të nivelit të lartë në Uashington.(Xu Guang)