Pekin, hapet linja hekurudhore ndërqytetëse për në aeroportin e ri

2019-09-27 09:38:28 CRI Komenti juaj Printoni

Ka nisur nga funksionimi një pjesë e linjës hekurudhore ndërqytetëse me shpejtësi të lartë që lidh zonat në qendër të kryeqytetit të Kinës Pekin me aeroportin e ri të tij.

Seksioni midis Stacionit Hekurudhor Perëndimor të Pekinit dhe Aeroportit Ndërkombëtar Daxing të Pekinit, i cili u hap për fluturime të mërkurën, është pjesë e hekurudhës ndërqytetëse që lidh Pekinin me Zonën e Re Xiongan në provincën fqinje Hebei.

Shumë turistë shkuan për të udhëtuar me trenin e parë. Një prej tyre u shpreh:

"Unë e prenotova biletën në orën tre të pasdites së djeshme në internet. Erdha këtu posaçërisht për të provuar trenin. Jam vërtet i emocionuar, pasi e kam pritur këtë çast për shumë kohë."

12 çifte trenash qarkullojnë çdo ditë në seksionin e Pekinit.

Udhëtarët mund të marrin trenat me shpejtësi të lartë nga stacioni hekurudhor në zonën në qendër të qytetit të Pekinit drejtpërdrejt për në aeroport, me kohën më të shkurtër të udhëtimit që zgjat 28 minuta.

Linja hekurudhore u ofron udhëtarëve mundësitë e biletave elektronike, nëpërmjet hyrjes në stacion duke skanuar kodet e përgjigjes së shpejtë.

Edhe një linjë metroje që lidh qendrën e Pekinit me aeroportin e ri ndërkombëtar gjithashtu filloi nga funksionimi dje.

Mrekulli
Lajmet Kryesore