Prodhimi i përgjithshëm i fushës e naftës Daqing arrin 2.39 miliardë tonë

2019-09-27 09:43:23 CRI Komenti juaj Printoni

Fusha e Naftës Daqing, një degë e korporatës më të madhe prodhuese të naftës në Kinë "Petro China", njofton se ka prodhuar rreth 2.4 miliardë tonë naftë të papërpunuar që nga viti 1959.

Të hënën u mbajt një veprimtari për të shënuar 60-vjetorin e zbulimit të fushës së naftës Daqing, që ndodhet në provincën Heilongjiang.

Ajo është fusha e naftës më e madhe e administruar nga "Petro China" dhe është baza më e madhe e prodhimit të naftës në Kinë.

Kjo fushë ka prodhuar dikur mbi gjysmën e vëllimit të përgjithshëm të naftës së papërpunuar në Kinë, me një prodhim vjetor bruto mbi 50 milionë tonë për 27 vjet me radhë. (Fang Xiaoyu)

Mrekulli
Lajmet Kryesore