Kina do të shtojë numrin e pikave të pagesës elektronike në autostrada

2019-09-26 09:16:19 CRI Komenti juaj Printoni

Ministria kineze e Transportit ka njoftuar tha se Kina do të heqë të gjitha pikat e pagesës së taksës së kalimit në autostradë në kufijtë e provincave dhe do të përpiqet të rritë numrin e përdoruesve të sistemit të pagesës elektronike të taksës së kalimit në autostradë (ETC).

Ministri Li Xiaopeng u shpreh se deri në javën e kaluar, në Kinë kishte 130 milionë përdorues të ETC-së, 54 milionë nga të cilët janë shtuar sivjet.

"Heqja e të gjitha pikave të pagesës së taksës së kalimit në autostradë në kufijtë e provincave do të përmirësojë efikasitetin e trafikut, do të ulë kostot e logjistikës dhe do të pakësojë barrën financiare për njerëzit e zakonshëm," u shpreh Li. (Fang Xiaoyu)

Mrekulli
Lajmet Kryesore