2019-09-25 09:27:19 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Kinezët në mbarë vendin po festojnë 70-vjetorin e themelimit të Republikës Popullore të Kinës (RPK) me veprimtari të ndryshme përpara Ditës Kombëtare, 1 Tetorit.
Në distriktin Pudong të Shangait, një e ashtuquajtur "turmë rrufe" me rreth 70 000 veta këndoi "Unë dhe Atdheu im".
Njëqind dronë krijuan fjalën "Kina" dhe numrin "70".
Një flamur kombëtar kinez gjigant 70 metra i gjatë dhe 47 metra i gjerë u shfaq në stadiumin "Tianhe" të Guangzhou-t, gjatë ceremonisë së hapjes së një ndeshjeje futbolli.
Në kontenë autonome Shilinyi të provincës Yunnan, turistët dhe banorët nga 26 pakica kombëtare shprehën dëshirat e tyre më të mira për Kinën, duke kënduar këngën "Unë dhe Atdheu im" në pikën turistike të Pyllit të Gurit.(Vera)