15000 ushtarakë do të marrin pjesë në paradën e Ditës Kombëtare të Kinës

2019-09-25 11:05:21 CRI Komenti juaj Printoni

Autoritetet kineze bëjnë të ditur se në paradën për të kremtuar krijimin e Republikës Popullore të Kinës do të marrë pjesë një personel ushtarak i përbërë nga 15000 veta. Gjatë paradës gjithashtu do të paraqitet një pjesë e armëve të tipit të ri.

Sipas zyrës së grupit drejtues për paradën ushtarake, përmasa e paradës do të jetë më e madhja gjatë viteve të fundit.

59 formacione, 160 avionë, 580 pjesë pajisjesh dhe një bandë ushtarake do të paraqiten në paradë.

Tan Min, zv.kryetari i grupit drejtues të paradës, tregon disa nga elementet kryesore të paradës:

"Së pari, të gjitha armët janë prodhuar nga Kina dhe janë tani në shërbim, duke përfshirë disa lloje të reja armësh që janë në përdorim në ushtrinë kineze. Armët mund të tregojnë përbërjen e sistemit të armatimit të ushtrisë kineze për operacione të përbashkëta. Ato gjithashtu mund të pasqyrojnë aftësinë e Kinës për inovacion të pavarur në kërkimin shkencor të mbrojtjes kombëtare. Së dyti, një nga pikat kryesore lidhur me armët është zbatimi i madh i teknologjisë së informacionit."

Një zëdhënës i Ministrisë kineze të Mbrojtjes tha se Kina nuk ka ndonjë qëllim ose nevojë të "tregojë muskujt" në paradën ushtarake.

188 atashe ushtarakë nga 97 vende do të ftohen të ndjekin paradën ushtarake. (Çang Çuo)

Mrekulli
Lajmet Kryesore