66 kompani ajrore do të hyjnë në Aeroportin Ndërkombëtar Daxing

2019-09-25 21:09:41 CRI Komenti juaj Printoni

Aeroporti Ndërkombëtar Daxing i Pekinit hyri zyrtarisht në funksionim të mërkurën.

Këtë ditë, 7 aeroplanë të kompanive kineze "China South Airlines", "China East Airlines" dhe "Air China", u nisën nga aeroporti Daxing përkatësisht në Guangzhou, Shangai dhe Chengdu. Kjo shënon nisjen zrytare të fluturimeve nga ky aeroport.

Deri tani, 66 kompani ajrore kanë shprehur dëshirën për hyrjen në këtë aeroport, përfshi 20 kompani nga pjesa kontinentale dhe 46 nga rajonet e Hong-Kongut, Makaos dhe Tajvanit si dhe vende të huaja.

Menaxherja e Departamentit të Funksionimit të Aeroportit Daxing, zj. Qian Yuanyuan tha:

"Pas 27 tetorit, kur do të nisë sezoni dimëror, numri i pasagjerëve në ditë do të arrijë në 40 mijë. Mbi dhjetë kompani të huaja do të kenë fluturime në aeroportin Daxing, si ato britanike, polake, franceze, gjermane etj. Deri atëherë, në aeroportin tonë do të ketë linja drejt Parisit, Londrës, si dhe drejt disa pikave kyçe në Azinë Juglindore e Jugore. Mund të them se do të formohet rrjeti fillestar i linjave nga aeroporti Daxing."

Parashikohet se deri në vitin 2022, vëllimi i pasagjerëve në këtë aeroport do të kalojë 45 milionë dhe linjat ndërkombëtare do të zënë 20%. Ndërsa deri në vitin 2025, vëllimi i psagjerëve do të arrijnë në 72 milionë dhe linjat ndërkombëtare 30%.

Aeroport Ndërkombëtar Daxing i Pekinit ndodhet në zonën midis distriktit Daxing të Pekinit dhe distriktit Guangyang të qytetit Langfang të provincës Hebei. Ai është aeroporti i ri me sipërfaqen më të madhe në botë. Në këtë aeroport, planifikohen 6 pista civile. Tani janë futur në përdorim 4 pista dhe 268 porta. (Wang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore