Ambasada kineze në Shqipëri organizon koncertin tradicional për 70-vjetorin e themelimit të RPK-së

2019-09-25 11:40:47 CRI Komenti juaj Printoni

Ambasada e Kinës në Shqipëri organizoi të hënën në mbrëmje Koncertin Muzikor Tradicional të Shoqatës së Muzikantëve të Pekinit, një nga veprimtaritë në kuadër të festimeve për 70-vjetorin e themelimit të Republikës Popullore të Kinës. Më shumë se 200 veta ishin të pranishëm në këtë koncert, duke përfshirë ambasadorin kinez Zhou Ding, ish-zv.kryeministrin e Shqipërisë Genc Pollo, drejtorin e Kulturës në Bashkinë e Tiranës Besim Petrela, kryetarin e Shoqatës së Miqësisë Shqipëri-Kinë Spartak Nano dhe kryetarin e Shoqatës Kulturore Alb-China Iljaz Spahiu. 

 

Koncerti filloi me melodinë lirike festive "Një motiv bashkues i Kinës". Interpretuesit luajtën një larmi instrumentesh muzikore tradicionale të Kinës dhe shpërfaqën vlerat e muzikës popullore kineze me aftësitë e tyre të shkëlqyera, të cilat tërhoqën duartrokitjet e shikuesve. Më pas u interpretuan edhe melodia e mrekullueshme "Atdheu im", pjesa e bukur lirike "Kërcimi i banorëve të kombësisë yi" dhe melodia plot gjallëri "Më jep një trëndafil", duke u ofruar shikuesve një koncert muzikor tradicional nga Lindja. Shumë shikues shqiptarë thanë që tingujt tradicionalë kinezë tregojnë hapjen dhe gjithëpërfshirjen e kulturës kineze.

Koncerti është gjithashtu pjesë e Festivalit Ndërkombëtar "Takimet muzikore të dy botëve", i cili mbështetet nga Grupi "Argjiro" dhe Shoqata Kulturore Alb-China. Mediat kryesore vendore, si "News 24" dhe "Gazeta Shqiptare", njoftuan për koncertin.

Mrekulli
Lajmet Kryesore