Kinë, publikohet libri i bardhë mbi përparimin në të drejtat e njeriut

2019-09-23 11:32:59 CRI Komenti juaj Printoni

Kina publikoi një libër të bardhë lidhur me përparimin që ka bërë në çështjet e të drejtave të njeriut në 70 vjetët e fundit.

Duke vërejtur që "një jetë e lumtur është e drejta parësore e njeriut", në dokument thuhet se Kina i konsideron të drejtat e jetesës dhe të zhvillimit si të drejta bazë të njeriut.

Sipas tij, të drejtat e popullit kinez janë përmirësuar në mënyrë të bashkërenduar që nga viti 1949, sidomos pas Kongresit të 18-të Kombëtar të PKK-së në vitin 2012.

Në librin e bardhë vihet në dukje edhe se qeveria kineze do të përpiqet të shtojë mirëqenien e popullit nëpërmjet zhvillimit, për të mbrojtur më mirë të drejtat e njeriut. (Zhang Yan)

Mrekulli
Lajmet Kryesore