2019-09-23 11:46:19 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Njerëzit në mbarë Kinën organizuan të ashtuquajturat "tubime rrufe" dhe ceremoni të ngritjes së flamurit për të festuar 70-vjetorin e themelimit të Republikës Popullore të Kinës.
Në provincën Liaoning, mbi 15 000 punonjës të kompanisë "Tiefa Energy" dhe familjarë të tyre u mblodhën dhe kënduan himnin kombëtar kinez, për të shprehur dashurinë e tyre për atdheun.
Në Xi'an, një flamur gjigant kombëtar kinez me sipërfaqe mbi 1000 metra katrorë u shpalos dhe u shfaq në publik të dielën, duke i shtuar atmosferën festive në qytetin historik, në prag të Festës Kombëtare.
Në Chongqing, më shumë se 400 veta, përfshirë studentë dhe punonjës të policisë e të shëndetësisë, organizuan një "tubim rrufe" dhe kënduan në kor këngën "Atdheu im dhe unë".