Xi bën thirrje për përparimin e sistemit të këshillimit politik në Kinë

2019-09-21 12:01:02 CRI Komenti juaj Printoni

Paraditen e 20 shtatorit u organizua në Pekin Mbledhja e 70-Vjetorit të Konferencës

Konsultative Politike të Popullit Kinez. Kryetari i shtetit i Kinës Xi Jinping mbajti një fjalim të rëndësishëm, ku theksoi se në epokën e re duhet të përmirësohet puna e këtij organi për këshillimet politike, mbikëqyrjen demokratike dhe pjesëmarrjen e diskutimin lidhur me çështjet shtetërore.

Xi Jinping theksoi:"Sistemi i këshillimit politik popullor është arritje e madhe e Partisë Komuniste të Kinës (PKK) nëpërmjet bashkimit të teorive të Marksizëm-Leninizmit, të partive dhe të politikës demokratike me gjendjen praktike kineze, është krijimtaria e madhe e sistemit politik nga PKK-ja, parti të ndryshme jo komuniste, persona pa parti dhe grupet e ndryshme popullore. Në 70 vitet e kaluara, nën drejtimin e PKK-së, sistemi i këshillimit politik popullor e ka vënë theksin tek bashkimi dhe demokracia, duke luajtur rol shumë të rëndësishëm në periudha të ndryshme të Republikës Popullore të Kinës."

Xi vuri në dukje se praktikat prej 70 vitesh vërtetuan së tepërmi epërsitë e veçanta të sistemit të këshillimit politik popullor.

Xi Jinping theksoi:"Sistemi i këshillimit politik popullor nxiti bashkimin e gjërave mes partive të ndryshme dhe zbatoi në praktikë demokracinë popullore, duke trashëguar traditën historike kineze dhe pasqyruar karakteristikat shoqërore kineze të diskutimeve të shumta. Dëgjimi i opinioneve të ndryshme dhe pranimi i kritikave shfaqin forcat e veta. Përparimi i demokracisë konsultative socialiste kineze duhet të inkurajojë shfaqjen e plotë të opinioneve të ndryshme dhe komunikimin e thellë."

Xi Jinping vuri në dukje se në epokën e re, duhet ta vazhdojmë përparimin, duhet të nxitim bashkimin e kombësive të ndryshme kineze dhe të shfrytëzojmë të gjitha elementet pozitive. (Xu Guang)

Mrekulli
Lajmet Kryesore