2019-09-20 11:19:13 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Stacioni i parë i kultivimit të orizit me ujë detar në zonat e ftohta u përurua në Tieli të provincës Heilongjiang.
Ky stacion u ngrit nga Yuan Longping ose i njohur ndryshe si "babai i orizit hibrid" dhe grupi i tij studimor.
Për rëndësinë e stacionit, drejtor i marketingut i Qendrës së Studimit dhe Prodhimit të Orizit të Kultivueshëm në Tokë të Kripur-Alkaline të Qingdao-s Wang Zilin u shpreh se në tre vjetët e ardhshëm, varietetet e zgjedhura dhe të rritura në Tieli do të testohen për nivelin e përballueshmërisë ndaj të ftohtit, gjë që do të ndihmojë në përmirësimin e llojeve aktuale të orizit.
Ai shtoi se në verilindje të Kinës janë mbjellë rreth 13 hektarë oriz me ujë detar dhe ekipi po planifikon që në tre vitet e ardhshme të mbjellë rreth 1 milion hektarë me orizin e tipit të ri.(Zhang Yan)