Tusk: Shqipëria të trajtohet sipas meritës, BE të çelë negociatat

2019-09-18 10:07:12 CRI Komenti juaj Printoni

Presidenti i Këshillit të Europës, Donald Tusk, deklaroi dje në Tiranë se "medalja më e madhe për mua do të ishte çelja e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë"

"Kur isha në Tiranë prillin e shkuar unë fola për ëndrrën që kam për vendin tuaj dhe për të gjithë rajonin që të ndjekin të njëjtin rrugëtim si vendi im Polonia drejt Bashkimit Europian. Sot një vit më pas mund të them që në sajë të përpjekjeve tuaja të them se ne jemi afruar këtij objektivi, jemi më afër tij dhe askush nuk duhet të ketë dyshimin më të madh as në Tiranë as në kryeqytetet e Bashkimit Europian", – nënvizoi Tusk.

Kam qenë gjithnjë, vijoi Tusk, i mendimit që BE duhet të çelë këto negociata si me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në përputhje kjo me rekomandimin pozitiv të Komisionit.

Por, shtoi ai, po aq i rëndësishëm është edhe fakti që anëtarësimi i Shqipërisë dhe i rajonit në BE është në interesin më të mirë të të gjithë Europës, pasi nuk do të mund të ketë Europë të sigurt dhe të qëndrueshme, pa integrimin e të gjithë Ballkanit Perëndimor në BE. (ATSH)

Mrekulli
Lajmet Kryesore