Durrës/ 378 jahte nga janari deri në mesin e shtatorit, sa gjatë gjithë vitit 2018

2019-09-17 10:33:54 CRI Komenti juaj Printoni

Që nga fillimi i këtij viti numri i jahteve që kanë vizituar Durrësin ka arritur në 378, thuajse i njëjti numër me atë të jahteve që mbërritën në Durrës gjatë gjithë vitit 2018.

Pjesa më e madhe janë ankoruar në kalatën 4, e sistemuar enkas për anijet turistike.

Vetëm të hënën paradite në portin e Durrësit u ankoruan tre jahte luksozë me gjatësi nga 50 deri në 74 metra. Dy prej tyre mbërritën nga porti i Splitit, ndërsa i treti nga një port i Greqisë.

Përveç shërbimeve portuale, turistët dhe personeli i jahteve kanë vizituar qendrat arkeologjike të qytetit tonë. Koha e qëndrimit të jahteve turistike shkon deri në 10 ditë. (ATSH)

Mrekulli
Lajmet Kryesore