"Air Albania" drejt të gjitha aeroporteve të Europës

2019-09-17 10:32:48 CRI Komenti juaj Printoni

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, gjatë prezantimit të aeroportit të Vlorës, theksoi se qeveria Rama është e fokusuar në investimet që lidhen politikat e aviacionit civil dhe Aeroporti i Kukësit dhe Projekti i Vlorës janë një dëshmi e kësaj.

Po ashtu ajo bëri të ditur se "Air Albania" më datë 30 do të ngrejë në qiell avionin "Migjeni", që do udhëtojë drejt Italisë, ndërsa "Naimi" pritet të udhëtojë drejt destinacioneve të tjera europiane.

"Vetëm para një viti, ne ngritëm në qiejt e Europës avionin e parë shqiptar, dhe vetëm në datë 30, "Air Albania" do të realizojë një premtim tjetër dhe avioni i dytë, atë që mban emrin e "Migjenit", do të ngrihet për të udhëtuar në destinacionet më të kërkuara të Italisë. Ndërsa, jo më vonë se fundi i këtij viti avioni i tretë, ai me emrin "Naimi" do udhëtojë drejt të gjitha aeroporteve të Europës, në Londër, Bruksel, Athinë dhe kudo ku ka shqiptarë e kudo ku zemra e shqiptarisë rreh", – tha Balluku.

(ATSh)

Mrekulli
Lajmet Kryesore