Hai'nan, shpejtohet ndërtimi i Zonës pilot të Tregtisë së Lirë

2019-09-17 11:25:41 CRI Komenti juaj Printoni

Në provincën më jugore të Kinës, Hai'nan-i, po shpejton ndërtimin e Zonës pilot të Tregtisë së Lirë dhe eksplorimi i krijimit të portit të tregtisë së lirë.

Sekretari i Komitetit të Partisë Komuniste të Kinës për këtë provincë, z. Liu Cigui bëri të ditur të hënën në një konferencë shtypi në Pekin se përpilimi i i ligjit për krijimin e portit të tregtisë së lirë është përfshirë në agjendën legjislative kombëtare dhe politikat e sistemet përkatëse janë në hartim e sipër.

Pasi u bë Zonë e Posaçme Ekonomike e vendit në vitin 1988, Hai'nan u shndërrua në një dritare e rëndësishme të reformave dhe të hapjes të Kinës nga një provincë e prapambetur ishullore. Për zhvillimin e ardhshëm, z. Liu u shpreh në konferencën e shtypit:

"Do të marrim nivelin më të lartë të hapjes në botë si referim, duke shpejtuar ndërtimin e portit të tregtisë së lirë, duke nxitur thellimin e bashkëpunimit me vende e rajone të ndryshme të botës, sidomos ato përgjatë nismës 'Një brez, një rrugë', duke ndërtuar një rreth ekonomik me katër dhe tetë orë fluturimi ajror për të vijuar rolin tonë si dritare e rëndësishme e hapjes së vendit ndaj Paqësorit dhe Oqeanit Indian".

Që nga viti i kaluar, kur Hai'nan shënoi 30-vjetorin e krijimit të Zonës së Posaçme Ekonomike, mbi 70 mijë talente të huaja dhe kineze investuan dhe u punësuan atje nëpërmjet programit vendor të thithjes së intelektualeve. Në vitin 2018, numri i ndërmarrjeve me investime të huaja u rrit mbi 85%, duke dyfishuar vëllimin e shfrytëzimit të investimeve të huaja. Nga janari deri në gushtin e sivjetshëm, numri i ndërmarrjeve të sapokrijuara me investime të huaja u shtua gati 190%, investimet e huaja të shfrytëzuara u rritën mbi 560% dhe vëllimi i import-eksportit u ngrit afro 40%.

Në Hai'nan me klimë tropikale prodhohen tërë vitin fruta të ndryshme, ndërsa, afro 70% e variteteve bimore ekonomike të vendit rriten në këtë ishull. Sipas kreut të provincës Shen Xiaoming, përveç turizmit dhe bujqësisë tropikale, në të ardhmen, Hai'nan do t'i kushtojë vëmendje zhvillimit të tre sektorë ekonomikë që merren përkatësisht me mbarështim, thellësitë oqeanike dhe astronomi.

Si një provincë me 1944 kilometra vijë bregdetare fantastike, Hai'nan mirëpritet nga vizitorët nga brenda e jashtë vendit me plazhe me ujë të kthjellët, rreze të mjaftueshme dhe peizazh të bukur detar. Të dhënat tregojnë se në tetë muajt e parë të sivjetshëm, këtë provincë e kanë vizituar 900 mijë turistë të huaj. Sipas zv.kryetarit Shen Danyang, provinca do të zgjerojë më tej sektorin e turizmit.

"Nga informacioni që kam unë, përveç 59 vendeve të mëparshme, Hai'nan do të heqë vizat turistike për tetë vende e rajone të tjera. Lidhur me kërkesat e shumë miqve të huaj, sidomos atyre nga vendet përgjatë nismës 'Një brez, një rrugë', për vizat e punës, të studimit dhe të banimit, do të përpiqemi të ngremë nivelin e hapjes dhe t'u ofrojmë atyre më lehtësi", shtoi z. Shen.

Mrekulli
Lajmet Kryesore