Shangai, prezente mbi 700 seli të korporatave shumëkombëshe

2019-09-16 09:56:15 CRI Komenti juaj Printoni

Të dhënat tregojnë se mbi 700 korporata shumëkombëshe kanë vendosur selitë rajonale në Shangai deri në fund të muajit të kaluar.

Nga këto seli, 106 janë për rajonin e Azi-Paqësorit.

Numri i qendrave të kërkim-zhvillimit me financime të huaja arriti në 451, 10 nga të cilat u hapën në tetë muajt e parë të këtij viti.

Investimet e huaja në Shangai kanë ruajtur rritje të shpejtë, me 4700 projekte të reja investimesh të huaja nga janari deri në gusht, me një rritje vjetore prej 48 për qind.

Investimet e huaja në sektorin e shërbimeve shkencore dhe teknologjike të Shangait arritën në 1 miliard dollarë amerikanë në tetë muajt e parë të këtij viti, duke u rritur 186 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.(Çang Çuo)

Mrekulli
Lajmet Kryesore