Li Keqiang nis sot vizitën në Rusi

2019-09-16 09:55:10 CRI Komenti juaj Printoni

Kryeministri kinez Li Keqiang nisi sot një vizitë zyrtare në Rusi me ftesë të homologut rus Dmitry Medvedev.

Dy kryeministrat do të zhvillojnë takimin e 24-t të rregullt midis krerëve të qeverive kineze dhe ruse.

Li dhe Medvedev do të zhvillojnë bisedime në Shën Petersburg dhe do të nxjerrin një komunikatë të përbashkët në fund të takimit.

Diplomatët kinezë thonë se takimi do të prekë tema përfshi realizimin e unanimitetit të arritur nga liderët e dy vendeve, si dhe mbi multilateralizmin, ekonominë e hapur dhe liberalizimin e tregtisë dhe të investimeve.

Vëllimi i përgjithshëm i tregtisë dypalëshe arriti në afro 70.6 miliardë dollarë amerikanë në tetë muajt e parë të vitit 2019, duke u rritur 4.5 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Sivjet është 70-vjetori i vendosjes së marrëdhënimeve diplomatike midis Kinës e Rusisë. (Çang Çuo)

Mrekulli
Lajmet Kryesore