Turqi, zhvillohet Panairi i 88-të Ndërkombëtar i Izmirit

2019-09-16 10:25:39 CRI Komenti juaj Printoni

Ditët e fundit, u zhvillua Panairi i 88-të Ndërkombëtar i Izmirit, ku Kina mori pjesë si vend partner. Në panair, ndërmarrje kineze jo vetëm shfaqën produkte me cilësi të lartë dhe teknologji të përparuara, por gjithashtu morën pjesë në aktivitete të ndryshme mirëbërëse vendëse.

Në këtë panair merr pjesë edhe Shoqëria kineze e Energjisë Elektrike (Power China), e cila i dhuroi Institutit të Inxhinierisë të Universitetit Ekonomik të Izmirit modelin e centralit elektrik. Duke folur për këtë donacion, përfaqësuesi i shoqërisë Zhang Weijun u shpreh se "Power China" shpreson gjithmonë të krijojë marrëdhëniet e ngushta bashkëpunimi me palën turke. Nëpërmjet dhurimit, shoqëria shpreson të zhvillojë bashkëpunim afatgjatë me Universitetin e Ekonomisë të Izmirit. "Ne do të forcojmë bashkëpunimin me shkollën, do t'u shpjegojmë studentëve nismën 'Një brez, një rrugë'. Në të ardhmen, kur kemi projekte në Turqi, ne mund të zhvillojmë bashkëpunim," tha Zhang Weijun.

Profesoresha e qendrës së kulturës kineze të Universitetit Ekonomik të Izmirit Peng Yuan ka nxitur realizimin e këtij dhurimi. Si një kineze që jeton jashtë atdheut, kur mori vesh se shoqëria "Power China" do të merrte pjesë në Panairin e Izmirit, asaj i lindi ideja për nxitjen e bashkëpunimit dypalësh.

Dekani i Institutit të Inxhinierisë të Universitetit Ekonomik të Izmirit Yasar e falënderoi shumë shoqërinë "Power China" për dhurimin e modelit. Ai tha:

"Kjo është me të vërtetë një gjë shumë e mirë. Për studentët, ky është një model shumë i mirë për mësimin e njohurive përkatëse."

Zhang Weijun u shpreh se bashkëpunimi i kësajhershëm me Universitetin Ekonomik të Izmirit është një provë e re, në të ardhmen, shoqëria "Power China" do të forcojë më tej bashkëpunimin dypalësh dhe do të japë ndihmë për punësimin e studentëve. (Fani)

Mrekulli
Lajmet Kryesore