Kinë, rritje e shpejtë e investimeve të huaja në tetë muajt e parë

2019-09-16 19:15:44 CRI Komenti juaj Printoni

Zyra Kombëtare e Statistikave e Kinës publikoi treguesit kryesorë të funksionimit të ekonomisë kineze në gusht, duke përfshirë industrinë, konsumin dhe investimet. Sipas të dhënave, në tetë muajt e parë të vitit tregtia e jashtme dhe investimet e huaja në Kinë vijuan rritjen e shpejtë dhe rezerva valutore u shtua. Zëdhënësi i Zyrës Kombëtare të Statistikave u shpreh se në gusht ekonomia e Kinës u zhvillua në përgjithësi në mënyrë të qëndrueshme dhe ka ruajtur prirjen e përparimit. Sipas tij, ekonomia e Kinës ka bazën, kushtet dhe besimin për të realizuar objektivin e parashikuar të zhvillimit për tërë vitin.

Duke folur në një konferencë shtypi të hënën, zëdhënësi i Zyrës Kombëtare të Statistikave të Kinës Fu Linghui tha:

"Sipas të dhënave të gushtit, treguesit kryesore u rritën. Prodhimi industrial u ngadalua, sektori i shërbimit u rrit shpejt, ndërkohë vlera e shitjeve në treg ruajti qëndrueshmërinë. Në përgjithësi, ne mendojmë se ekonomia kineze ka ruajtur qëndrueshmërinë dhe prirjen e zhvillimit të stabilizuar."

Në drejtim të prodhimit, vlera e shtuar e së ashtuquajturës industri mbi përmasa e Kinës nga janari deri në gusht u rrit 5.6 %, ndërsa sektori i prodhimit të teknologjisë së lartë pati një rritje 8.4%, më e shpejtë se përmasat e rritjes së përgjithshme industriale. Prirja e ngritjes së nivelit të industrisë nuk ndryshoi. Ndërkohë, investimi nga ndërmarrje të huaja dhe Hong-Kongu, Makao-ja dhe Tajvani u rrit 1.3%.

Për sa i përket kërkesës, nga janari deri në gusht vlera e përgjithshme e shitjes së produkteve të konsumit dhe vlera e shitjes së mallrave me pakicë në internet në Kinë u rritën përkatësisht 8.2% dhe 20.8%.

Në 8 muajt e parë, vlera e import-eksportit të Kinës u rrit 3.6 %, nga të cilat eksporti 6.1%. Vlera e import-eksportit të Kinës me vendet e BE-së e të ASEAN-it dhe partnerët kryesorë tregtarë, përfshirë vendet e nismës "Një brez, një rrugë", mbajti rritjen e shpejtë.

Fu Linghui mendon se sivjet mjedisi i ekonomisë ndërkombëtare është i komplikuar dhe rritja e tregtisë globale është ngadalësuar. Kina po ndodhet në fazën kyçe të ndryshimit të strukturës dhe ekonomia përballon stresin e uljes. Sidoqoftë, ekonomia e Kinës ka kushtet e favorshme për të ruajtur në përgjithësi qëndrueshmërinë dhe prirjen e zhvillimit të stabilizuar. (Fang Xiaoyu)

Mrekulli
Lajmet Kryesore