Pekin, hapet për publikun zona përkujtimore e revolucionit të Kinës

2019-09-15 10:00:45 CRI Komenti juaj Printoni

Të premten u hap për herë të parë për publikun zona përkujtimore e revolucionit të Kinës në malin Xiangshan të Pekinit.

Siç mësohet, kjo zonë përbëhet nga zona e vjetër e revolucionit dhe salla përkujtimore. Më përpara në këtë zonë, vetëm vila Shuangqing ishte e hapur për publikun, ndërsa tani të tetë pikat përkujtimore janë hapur për herë të parë për publikun. Kjo ka rishfaqur historinë e detajuar të punës së Komitetit Qendror të PKK-së në periudhën e revolucionit.

Zonja Sun Qiwei është sekretarja e PKK-së e parkut Xiangshan. Ajo tregon që, qysh nga viti i kaluar, kanë filluar punët e restaurimit të vendit të banimit dhe punës të Mao Ce Dunit, pra vila Shuangqing, si edhe vendit të banimit dhe punës të Çu Tekut, Liu Shaoqisë, Çu En Lait dhe Ren Bishisë. Janë restauruar gjithsej 3.6 mijë metra katrore.

"Më parë, ishte hapur vetëm vila Shuangqing, si baza e edukimit patriotik të popullit. Pas restaurimit të kësaj here, jo vetëm vila Shuangqing, por e gjithë zona e vjetër revolucionare është hapur për publikun. Kjo është pika më tërheqëse e punëve tona këtë vit," thotë Sun.

Zv.drejtori i parkut Xiangshan Lin Yi shprehet që, për të rishfaqur dhe restauruar pamjet e mëparshme, punonjësit kanë vizituar shumë njerëz dhe ekspertë të asaj periudhe, duke garantuar që punët të zhvillohen me saktësi të lartë.

"Kemi përdorur mënyrat tradicionale, materialet tradicionale dhe teknikat përkatëse gjatë gjithë procesit të restaurimit, për të garantuar që të rishfaqen pamjet e periudhës së vitit 1949, kur Komiteti Qendror i PKK-së punonte në Xiangshan," thotë Lin Yi.

Në këtë zonë të restaurimit, vizitorët tani mund të shikojnë edhe pajisjet dhe sendet e vjetra që përdoreshin në atë periudhë nga Komiteti Qendror. (Jiang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore