Grupi i Vishegradit: BE të hapë bisedimet me Shqipërinë dhe MV

2019-09-13 09:25:12 CRI Komenti juaj Printoni

Kryeministrat e shteteve të Grupit të Vishegradit në takimin e djeshëm në Pragë me kryetarët e qeverive të vendeve nga Ballkani Perëndimor, miratuan Deklaratën e grupit të Vishegradit për Ballkanin Perëndimor.

Në tekstin e Deklaratës theksohet se politika e zgjerimit të Bashkimit Europian është vegël e rëndësishme me vlerë të paçmueshme për arritjen e sigurisë, stabilitetit dhe prosperitetit në Ballkanin Perëndimor; prej atje, ekzistenca e një politike të besueshme për zgjerim paraqet strategji të investimit për sigurinë, stabilitetin dhe prosperitetin e Bashkimit Evropian.

Deklarata e Grupit të Vishegradit thekson se fillimi i bisedimeve në tetor të vitit 2019 jo vetëm që do t'u mundësojë Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut të fokusohen edhe më shumë në reformat e duhura, por do të shërbejë edhe si nxitje e rëndësishme për tërë rajonin dhe garanci se BE do të vazhdojë të ketë rol udhëheqës në transformimin pozitiv të rajonit.

(ATSH)

Mrekulli
Lajmet Kryesore