"Google" do të pagujë taksat për të zgjidhur mosmarrëveshjet fiskale me Francën

2019-09-13 10:14:53 CRI Komenti juaj Printoni

Gjiganti teknologjik i ShBA-së "Google" ka rënë dakord të paguajë mbi 1.1 miliardë dollarë për të zgjidhur mosmarrëveshjet me autoritetet tatimore franceze .

Në vitin 2017, Franca i kërkoi kompanisë "Google" të paguajë taksa pas një hetimi për mashtrim fiskal.

Franca shpreson që Bashkimi Europian dhe vendet e tjera të ndryshojnë rregulloren e tanishme që u mundëson gjigantëve të internetit si "Facebook", "Google" dhe "Apple" të pakësojnë taksat nëpërmjet regjistrimit të të ardhurave në vendet me taksa të ulëta.

Për shkak të mos arritjes së marrëveshjes ndërkombëtare fiskale, në janar të këtij viti, Franca vuri një taksë digjitale 3% ndaj shitjeve të gjigantëve të internetit.

Autoritetet fiskale franceze përshëndetën këtë projekt të zgjidhjes, duke thënë se ky shënon përfundimin e një epoke. (Fani)

Mrekulli
Lajmet Kryesore