Rritet kërkesa për "kekun e hënës" jashtë Kinës

2019-09-12 09:36:20 CRI Komenti juaj Printoni

"Keku i hënës" është një gatesë karakteristike që hahet gjatë Festës së Mesvjeshtës në Kinë.

Prodhuesit e "kekut të hënës" në provincën Guangdong kanë pasur një rritje të biznesit të tyre falë rritjes së kërkesës jashtë vendit për këtë ëmbëlsirë.

Sipas një deklarate të publikuar nga Dogana e Guangzhou-t, prodhuesit dhe tregtarët e "kekut të hënës" kanë fituar më shumë se 5 milionë dollarë deri më tani këtë vit.

Festa e Mesvjeshtës sivjet bie të premten.

Periudha kulmore e eksportit të "kekut të hënës" është zakonisht në dy javët para ditës së festës.

Në deklaratë thuhet se, përveç "kekëve të hënës" tradicionalë, edhe "kekët e hënës" të mbushura me durian, çokollatë dhe djathë janë të mirëpritur veçanërisht nga klientët e huaj.

"Kekët e hënës" të Guangdong-ut zakonisht përbëjnë rreth gjysmën e "kekëve të hënës" që shiten në Kinën kontinentale.

Mrekulli
Lajmet Kryesore