Kina kundërshton takimin e ministrit të Jashtëm gjerman me separatistin hongkongas

2019-09-11 10:50:04 CRI Komenti juaj Printoni

Kina ka shprehur kundërshtim të fortë për takimin e së hënës në Berlin mes ministrit të Jashtëm të Gjermanisë Heiko Maas dhe separatistit hongkongas Joshua Wong.

Një zëdhënëse e Ministrisë së Jashtme kineze u shpreh se Kina është jashtëzakonisht e pakënaqur që Gjermania e lejoi separastin hongkongas të futet në territorin e saj dhe të marrë pjesë në veprimtari separatiste.

"Ne e nxisim Gjermaninë të zbatojë premtimet e saj dhe të mos u japë mesazhe të gabuara forcave separatiste të Hong-Kongut. E nxisim po ashtu z.Maas, si ministër i Jashtëm i Gjermanisë, të zbatojë parimet e së drejtës ndërkombëtare dhe të marrëdhënieve ndërkombëtare dhe të veprojë në të mirë të marrëdhënieve kino-gjermane e jo të bëhet dikush që i dëmton marrëdhëniet dypalëshe," tha zëdhënësja.

Ajo vuri në dukje gjithashtu që kancelarja gjermane Merkel u shpreh gjatë vizitës së saj javën e kaluar në Kinë se mbështet parimin "Një vend, dy sisteme" dhe kundërshton dhunën.(Jiang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore