Shtëpia e Bardhë: Numri i shkelësve të kufirit ka rënë përsëri

2019-09-10 19:18:48 CRI Komenti juaj Printoni

Administrata e presidentit Trump thotë se ka pasur një rënie prej 30 për qind të numrit të personave të arrestuar në kufirin jugor të ShBA-së nga korriku deri në gusht.

Një gjë e tillë ndodh në kushtet e nxehtësisë së verës dhe goditjeve agresive në të dy anët e kufirit për të penguar emigrantët.

Komisonari në Detyrë i Doganave dhe Mbrojtjes së Kufirit i ShBA-së Mark Morgan shprehet se ky rezultat ka ardhur nga përpjekjet e presidentit Donald Trump për të ulur imigrimin:

"Gjatë muajit gusht forcat e Doganës dhe Mbrojtjes së Kufirit kapën ose i konsideruan si të papranueshëm gjithsej 64 mijë individë. Për korrikun, nëse ju kujtohet, numri ishte pak më shumë se 82 mijë, që përbën një rënie prej 22 për qind. Për më tepër, numrat e gushtit pasqyrojnë-dhe kjo është e rëndësishme-një ulje prej 56 për qind nga kulmi në muajin maj, kur shifra ishte më shumë se 144 mijë individë. Dhe pse ka një ulje prej 56 për qind në 90 ditë? Presidenti e ka bërë shumë të qartë se do të përdorë çdo mjet që ka ai e administrata e tij për të trajtuar këtë krizë të paparë në kufirin jugor."

Shumica e emigrantëve që shkojnë në ShBA janë nga Amerika Qendrore dhe kanë si qëllim largimin nga dhuna e varfëria.

Mrekulli
Lajmet Kryesore