2019-09-09 11:23:31 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Edhe këtë vit, temat tërheqëse mbeten rrjeti 5G, inteligjenca artificiale, teknologjia e kontrollit me zë etj.
Kompania Huawei e Kinës publikoi në Panair çipin e parë 5G "Kirin 990", i cili do të përdoret në celularin "Mate 30" që do të publikohet më 19 shtator në Mynih. Kryeekzekutivi i sektorit të konsumatorëve i Huawei-s Yu Chengdong tha:
"Çipi 'Kirin 990' është çipi i parë 5G në botë i celularit. Sipërfaqja e çipit është më e vogël se thoi im, megjithëkëtë, në çip integrohen 10.3 miliardë tranzitorë. Ky është çipi më i fuqishëm 5G në botë dhe mund të realizojë shkrirjen e teknologjisë 5G me inteligjencën artifiicale."
Kompania kineze "Haier" shfaqi në Panair teknologjinë "familja e zgjuar". Me këtë teknologji, mund të realizohet jeta smart në familje, duke u sjellë anëtarëve një jetë të volitshme falë teknologjisë së integruar në pajisjet elektronike.
Presidenti i kompanisë kineze "TCL" Li Dongsheng u shpreh se me zhvillimin ekonomik kinez dhe me fuqizimin e potencialit shtetëror, më shumë ndërmarrje kineze janë bërë ndërmarrje globale konkurruese. Zhvillimi i kompanisë "TCL" ka shfaqur këtë prirje dhe sasia e patentave të kompanisë është shtuar nga viti në vit. Për ndërmarrjet kineze, për të fituar aftësinë më të madhe konkurruese në botë, duhet të forcohet vazhdimisht aftësia e vetëzhvillimit teknologjik dhe me risi. Ai tha:
"Tani në fushën e produkteve të konsumit elektronik e të produkteve të telekomunikacionit, nuk ekzistojnë dallime mes ndërmarrjeve kineze dhe atyre të huaja, madje në disa fusha, Kina ka tejkaluar ndërmarrjet e huaja. Për shembull, tani Kina është bërë vendi më i madh i prodhimit të televizorëve e të celularëve në botë, njëkohësisht në këto fusha, Kina zotëron teknologji të përparuar në botë. Prandaj në këto fusha, ndërmarrjet kineze kanë aftësi të mjaftueshme konkurruese për përballimin e sfidave." (Fani)