Antiinformaliteti, 8 mijë punonjës të rinj dhe 1115 biznese të reja në QKB

2019-09-05 09:03:10 CRI Komenti juaj Printoni

Në muajin gusht 2019 janë regjistruar rreth 8 mijë punonjës të rinj më shumë se gushti i vitit të kaluar, ndërsa në Qendrën Kombëtare të Biznesit janë regjistruar rreth 1115 biznese të reja.

Kështu deklaroi dje ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, duke publikuar rezultatet e aksionit kundër informalitetit.

Ajo veçoi si rezultat pozitiv faktin se në muajin gusht, qarkullimi total i regjistruar në pajisjet fiskale pati një rritje prej 25% më shumë se viti i kaluar.

"Sektorët të cilët kanë regjistruar rritjen më të lartë të qarkullimit janë sektori i tregtisë, me 31% më shumë se gushti vjet, sektori i shërbimit me 16% dhe sektori i prodhimit me 14%. Njësitë akomoduese dhe bar-restorantet shënuan një rritje të qarkullimit rreth 23% më shumë se gushti i vitit të kaluar", – tha ajo.

Denaj tha se "pavarësisht problematikave që kemi pasur në sektorin e turizmit, kemi rritje të ndjeshme të deklarimit në furnizimin e shërbimit të akomodimit, pra në hoteleri". (ATSH)

Mrekulli
Lajmet Kryesore