ShBA-ja zgjat për 90 ditë lejimin e biznesit të kompanive amerikane me "Huawei"-n

2019-08-20 11:49:06 CRI Komenti juaj Printoni

Departamenti amerikan i Tregtisë deklaroi se do të shtyjë për 90 ditë të tjera lejen e përkohshme që lehtëson kufizimet ndaj kompanive amerikane që bëjnë biznes me gjigantin teknologjik kinez "Huawei".

Në majin e sivjetshëm Departamenti i Tregtisë e përfshiu "Huawei"-n dhe 68 degë të tij në "Listën e eniteteve", duke kufizuar shitjen dhe transferimin e teknologjisë amerikane kësaj kompanie.

Departamenti lëshoi një leje të përkohshme 90-ditore më 20 maj për të lehtësuar pjesërisht këto kufizime.

Autoritetet kineze i kanë kërkuar palës amerikane të ndalojë sulmet e pajustifikuara ndaj ndërmarrjeve kineze si "Huawei" dhe t'i trajtojë kompanitë kineze në mënyrë të barabartë, të drejtë dhe jodiskriminuese.(Zhang Yan)

Mrekulli
Lajmet Kryesore