Media singaporase: Lidhja e çuditshme nga ShBA-ja e tarifave, opioideve dhe opiumit

2019-08-19 17:30:06 CRI Komenti juaj Printoni

Ditët e fundit, gazeta "Straits Times" e Singaporit botoi një artikull me titull "Lidhja e çuditshme midis tarifave, opioideve dhe opiumit", ku vihet në dukje se presidenti amerikan Donald Trump ka bërë një lidhje të çuditshme midis abuzimit të opioideve brenda ShBA-së dhe problemit të tarifave kino-amerikane.

Sipas këtij artikulli, kur të gjitha njerëzit në botë besojnë se Kina dhe ShBA-ja arritën përparim në raundin e ri të negociatave tregtare, presidenti amerikan deklaroi se planifikonte shtimin e tarifave ndaj mallrave kineze me vlerë 300 miliardë dollarë qysh nga 1 shtatori. Një ndër arsyet e tij është se "Kina nuk ka penguar hyrjen e fentanilit në ShBA". Në fakt, Trump-i e ngriti krizën e brendshme të ShBA-së të varësisë nga opioidet në statusin e mosmarrëveshjes ndërkombëtare mes dy ekonomive më të mëdha botërore. Kjo lidhje është shumë e çuditshme. Nëse kjo është strategjia e tij e negociatave, e shkuara ka treguar se ajo nuk do të ketë efekt. Qeveria kineze ka deklaruar se nuk do të bëjë negociata nën trysninë e kërcënimeve. Deklarata e Trumpit u shkaktoi humbje të mëdha prej disa miliarda dollarësh investorëve të botës.

Sipas artikullit, arsyeja fillestare e varësisë nga opioidet është mungesa e paralajmërimeve të mjaftueshme për varësinë ndaj këtyre ilaçeve nga kompanitë farmaceutike që prodhonin opiode si oksododoni, të cilat madje inkurajonin dhënien e opioideve nga mjekët. Kur dukuria e varësisë nga opioidet u bë e përhapur dhe s'mund të shpërfillej, qeveria amerikane filloi kufizimin e përdorimit të opioideve. Në këtë kohë, të varurit prej opioideve iu drejtuan rrugës për të marrë drogë të paligjshme, jo vetëm oksododon, por edhe fentanil, hidrokodon, tramadol etj.

Në fakt, sintetizimi i fentanilit nuk është diçka e vështirë. Kimistët mund ta prodhojnë atë në laboratorët shkollorë nëse kanë përbërësit përkatës, që mund të blihen lehtësisht në internet nga laboratorët e vegjël tregtarë në Hamburg dhe Hiderabad. Prandaj, paketat e vogla të fentanilit mund të dërgohen me postë në ShBA nga kudo.

Autoritetet kineze kanë bërë përpjekje të mjaftueshme për të frenuar hyrjen e përbërësve të nevojshëm për sintezën e fentanilit. Në fund të fundit, epidemia e opioideve është një problem i prodhuar nga amerikanët. Kritika e ShBA-së është e paarsyeshme.

Sipas artikullit, ekziston njëfarë ironie historike. Megjithëse britanikët bartën barrën e dënimit ndërkombëtar për detyrimin e blerjes së opiumit nga një Kinë e dobët në fillim dhe në mes të shekullit të 19-të, kompanitë amerikane gjithashtu përfituan shumë nga ajo tregti e drogës. Për shembull, paratë e tregtisë së opiumit ndihmuan që Elias Hasket Derby nga Salemi dhe John Jacob Astor nga Nju-Jorku të bëhen përkatësisht milioneri i parë dhe multimilioneri i parë në ShBA. Në librin e historianit amerikan Stephen Platt, "Imperial Twilight", një kompani tregtare e quajtur "Russell" zinte më shumë se një të pestën e të gjithë opiumit indian të shitur në Kinë.

"Sot, më pak se 200 vjet më vonë, Amerika fajëson Kinën për një epidemi të ilaçeve të filluar nga kompanitë e veta farmaceutike dhe mjekët. Ndëshkim karmik?" pyet "Straits Times" në artikullin e vet.

(Xu Guang)

Mrekulli
Lajmet Kryesore