Kina dënon ndërhyrjen e politikanëve amerikanë në situatën në Hong-Kong

2019-08-16 12:04:56 CRI Komenti juaj Printoni

Pekini ka dënuar komentet e fundit nga disa politikanë amerikanë për gjendjen në rajonin e Hong-Kongut.

Në një deklaratë, Zyra e Komisionarit të Ministrisë së Jashtme të Kinës në Hong-Kong thotë se këta politikanë, përfshirë kryetaren e Dhomës së Përfaqësuesve të ShBA-së Nancy Pelosi, janë bërë gati histerikë në ngatërrimin e së drejtës me të gabuarën dhe zbatimin e standardeve të dyfishta, në përpjekje për të destabilizuar Hong-Kongun dhe Kinën si një të tërë.

Zyra ritheksoi angazhimin e Kinës për të mbrojtur sovranitetin, sigurinë dhe interesat e veta të zhvillimit.(Vera)

Mrekulli
Lajmet Kryesore