Media amerikane: Acarimi i fërkimeve tregtare me Kinën do të dëmtojë industrinë e shitjes me pakicë të ShBA-së

2019-08-16 11:49:24 CRI Komenti juaj Printoni

Lidhur me përshkallëzimin e mëtejshëm nga Shtëpia e Bardhë të mosmarrëveshjes tregtare me Kinën, media amerikane u shpreh se veprimet e ShBA-së do të dëmtojnë më tej industrinë amerikane të shitjes me pakicë.

Sipas sondazheve me kompanitë përkatëse, deri tani sivjet numri i dyqaneve të shitjes me pakicë të mbyllura në ShBA e kalon numrin e mbarë vitit të kaluar. Papunësia nga mbyllja e këtyre dyqaneve ka arritur nivelin më të lartë në dhjetë vjetët e fundit. Deri në korrikun e sivjetshëm, industria amerikane e shitjes me pakicë humbi 43 mijë vende pune, 40 % më shumë në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Sipas njoftimeve, rritja e tarifave do të sjellë presionin e kostos, që do të pakësojë aftësinë paguese të bizneseve të shitjes me pakicë. Kështu, një pjesë e këtyre bizneseve do të ngrenë çmimet e shitjes dhe konsumatorët do të paguajnë për këtë, ndërsa një pjesë tjetër do të zgjedhin ta ndajnë koston me importuesit. (Çang Çuo)

Mrekulli
Lajmet Kryesore