Perandori japonez shpreh "pendim të thellë" për veprimet e Japonisë gjatë LIIB

2019-08-15 15:28:08 CRI Komenti juaj Printoni

Perandori japonez të enjten ka shprehur "pendim të thellë" për veprimet e Japonisë gjatë luftës.

Në fjalimin e 74-vjetorit të dorëzimit të Japonisë në Luftën e Dytë Botërore, perandori Naruhito u shpreh:

"Ne këtu reflektojmë për të kaluarën tonë, dhe me ndjenjën e pendimit të thellë, shpresojmë sinqerisht që mjerimi i luftës të mos përsëritet kurrë."

Shprehja "pendim i thellë" është përdorur edhe nga babai i tij në ceremonitë e përkujtimit të luftës vitet e fundit.

Akihito ka përdorur të njëjtat fjalë në çdo fjalim që nga 70-vjetori i dorëzimit të Japonisë në vitin 2015.

Mrekulli
Lajmet Kryesore