Kinë-ShBA, përfaqësuesit në konsultimet tregtare bëjnë bisedë telefonike

2019-08-14 10:39:54 CRI Komenti juaj Printoni

Kryenegociatorët tregtarë të Kinës dhe ShBA-së kanë zhvilluar një bisedë telefonike.

Në bisedime morën pjesë zv.kryeministri kinez Liu He dhe Përfaqësuesi Tregtar i ShBA-së Robert Lighthizer e sekretari i Thesarit Steven Mnuchin.

Pala kineze shprehu pakënaqësinë e vet serioze ndaj shtimit të tarifave nga ShBA-ja mbi importet kineze që nga 1 shtatori.

Të dyja palët ranë dakord që të zhvillojnë një bisedë tjetër telefonike brenda dy javësh.

Në bisedime morën pjesë edhe ministri i Tregtisë i Kinës Zhong Shan, guvernatori i Bankës Popullore të Kinës Yi Gang dhe zv.kryetari i Komisionit Kombëtar të Zhvillimit dhe Reformës Ning Jizhe.(Jiang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore