Ekonomia kineze vazhdon të funksionojë brenda një sfere të arsyeshme

2019-08-14 16:47:42 CRI Komenti juaj Printoni
Sipas të dhënave të publikuara të mërkurën nga Zyra Kombëtare e Statistikave e Kinës, në korrik ekonomia kombëtare kineze vazhdoi të funksionojë brenda një sfere të arsyeshme. Zëdhënësja e kësaj Zyre Liu Aihua vuri në dukje se në fazën e ardhshme, Kina do të forcojë nxitjen ekonomike nëpërmjet risive dhe do të stimulojë energjinë e tregut, për të arritur zhvillimin e vazhdueshëm e të qëndrueshëm ekonomik.

Në korrik, prodhimi industrial i Kinës ruajti qëndrueshmërinë dhe vëllimi industrial u shtua 4.8 % në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Liu Aihua u shpreh:

"Investimet në sektorin e prodhimit u shtuan 3.3 % dhe investimet në sektorët me teknologji të lartë vijuan të shtohen shpejt. Njëkohësisht, në fushën e mbrojtjes së mjedisit, të arsimit etj., investimet kanë ruajtur rritjen e shpejtë."

Nga ana e punësimit, gjendja e përgjithshme është e qëndrueshme. Në qytetet e qytezat u shtuan 8.67 milionë vende të reja pune, ose rreth 80 % e objektivit vjetor.

Vlen të vihet në dukje se, në muajin e shtatë të vitit, disa tregues ekonomikë ranë përsëri pas rritjes në qershor. Lidhur me këtë, zëdhënësja e Zyrës Kombëtare të Statistikave të Kinës tha se kjo lëkundje mes muajve të ndryshëm është dukuri e zakonshme. Nga prirja e drejtimi i përgjithshëm, ekonomia kineze vijon të funksionojë në një sferë të arsyeshme.

Liu Aihua shtoi se tani po i kushtohet më shumë vëmendje nxitjes së energjisë së tregut, përmirësimit të mjedisit të biznesit dhe uljes në përmasa të mëdha të taksave. Kina ka besim e kushte për të ruajtur zhvillimin e qëndrueshëm e të shëndetshëm ekonomik. (Fani)

Mrekulli
Lajmet Kryesore