Shitjet me pakicë në Kinë, rritje 8.3 % në janar-korrik

2019-08-14 16:08:04 CRI Komenti juaj Printoni
Shitjet me pakicë të mallrave të konsumit në Kinë në shtatë muajt e parë të vitit u rritën 8.3 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vjetshme.

Rritja ishte më i vogël se ajo prej 8.4 për qind e regjistruar në gjashtë muajt e parë.

Vetëm në korrik, shitjet me pakicë u rritën 7.6 për qind krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, me një ritëm rritjeje 2.2 pikë përqindjeje më pak se në qershor.

Zyrtarët shprehen se ngadalësimi i rritjes ka ardhur nga ulja e shitjes së automjeteve muajin e kaluar. (Artan Goga)

Mrekulli
Lajmet Kryesore