Hong-Kongu pezullon të gjitha fluturimet

2019-08-13 11:57:42 CRI Komenti juaj Printoni

Autoritetet kanë njoftuar se të gjitha fluturimet vajtje-ardhje për në Hong-Kong dhe nga Hong-Kongu janë anuluar, për shkak të një proteste të zhvilluar në aeroportin ndërkombëtar të qytetit.

Autoriteti i Aeroportit thotë se pezullimi nuk përfshin fluturimet e nisjes nga Hong-Kongu që kishin përfunduar kontrollin dhe fluturimet e aeroplanëve që ishin drejtuar tashmë për në Hong-Kong.

Autoriteti është shprehur gjithashtu se ka krijuar një qendër të menaxhimit të emergjencave në aeroport dhe po mban kontakte të ngushta me kompanitë ajrore për të rifilluar funksionimin sa më shpejt të jetë e mundur.

Mrekulli
Lajmet Kryesore