Studiuesi amerikan: Kina nuk është manipuluese e monedhës

2019-08-13 11:48:19 CRI Komenti juaj Printoni

Një studiues amerikan është shprehur se akuza e ShBA-së që zhvlerësimi i fundit i RMB-së kundrejt dollarit amerikan është manipulim i monedhës, nuk është e vërtetë.

Jeffrey Frankel, profesor i Krijimit dhe Rritjes së Kapitalit në Universitetin e Harvardit, i tha këto në artikullin e tij me titull "Loja e manipulimit të monedhës".

Sipas tij, do të ishte më e drejtë të thuhej se autoritetet kineze vepruan nën trysninë e tregut.

Prof. Frankel theksoi se Kina sot nuk përmbush asnjë nga dy standartet e pranuara ndërkombëtarisht për manipulimin e kursit të këmbimit të monedhës.

Jeffrey Frankel ka qenë anëtar i Këshillit të Këshilltarëve Ekonomikë të ish-presidentit amerikan Bill Klinton. (Çang Çuo)

Mrekulli
Lajmet Kryesore