Vazhdojnë punët e shpëtimit në Kinën Lindore pas tajfunit

2019-08-12 09:50:31 CRI Komenti juaj Printoni

Në provincat Zhejiang dhe Anhui të Kinës po zhvillohen operacione shpëtimi dhe riparimi, pas goditjes nga supertajfuni "Lekima", që solli shira dhe shkaktoi përmbytje.

Përveç motit, edhe rrëshqitjet e dheut kanë shkaktuar dëme të mëdha në rrjetin energjetik në provincën Zhejiang.

Në kontenë Panan të kësaj province janë përmbytur shumë rrugë.

Pastrimi vullnetar i tubacioneve të kullimit nga dërguesi i ushqimeve Zhang Yijun preku shumë njerëz. Zhang shprehet:

"Pashë shumë rrugë të përmbytura në zonën e qendrës, duke shkaktuar shqetësime për këmbësorët, dhe makinat që kalojnë shpërndanin shumë ujë. Kështu që unë ndalova të pastroj mbeturinat gjatë rrugës për të dërguar ushqimin."

Në një video tregohet Zhang-u duke ecur drejt një pjese të përmbytur të rrugës dhe duke hequr papastëritë që bllokonin tubat.

Ndërmarrja e elektrikut e Zhejiang-ut ka mobilizuar punonjësit e vet për të kryer riparime urgjente.

Mrekulli
Lajmet Kryesore