Koreja e Jugut e heq Japoninë nga lista e partnerëve të besueshëm të eksportit

2019-08-12 19:29:07 CRI Komenti juaj Printoni

Koreja e Jugut vendosi të hënën ta heqë Japoninë nga "lista e bardhë" e partnerëve të besueshëm të eksportit, pas një veprimi të ngjashëm nga Tokioja ndaj Seulit në fillim të këtij muaji.

Ministri i Tregtisë, Industrisë dhe Energjetikës i Koresë së Jugut Sung Yun-mo tha në një konferencë për shtypin se Seuli do të zbatojë kontrollin e eksportit të materialeve strategjike për të përmbushur parimin themelor të sistemit ndërkombëtar të kontrollit të eksportit.

Ai shtoi se do të ishte e vështirë të bashkëpunoje ngushtë me një vend, i cili shkel parimin themelor të sistemit të kontrollit ndërkombëtar të eksportit ose vazhdon ta zbatojë sistemin në mënyrën jo të duhur.

Sipas aktit të rishikuar për eksportin e importin e materialeve strategjike, Japonia u hoq nga "lista e bardhë" e partnerëve të besueshëm të eksportit e Koresë të Jugut, që siguron procedura preferenciale eksporti për materialet strategjike.

Kjo pasoi heqjen nga Japonia të Koresë së Jugut nga "lista e bardhë" e saj në fillim të këtij muaji. Pala japoneze i forcoi rregulloret në fillim të muajit të kaluar për eksportin e saj në Korenë e Jugut të tre materialeve thelbësore për prodhimin e mikroçipave të memories kompjuterike dhe paneleve për paraqitjen e informacionit.

Gadishulli i Koresë u kolonizua nga Japonia perandorake në periudhën nga viti 1910 deri në 1945-n.

Mrekulli
Lajmet Kryesore