Standardi i dyfishtë i Perëndimit mbi Hong-Kongun

2019-07-30 10:46:21 CRI Komenti juaj Printoni

Prej mesit të qershorit, Rajoni i Posaçëm Administrativ i Hong-Kongut është përfshirë në disa incidente të dhunshme që shkelën ligjin. Lidhur me këtë, disa politikanë britanikë dhe amerikanë kanë dhënë deklarata të njëpasnjëshme, duke kritikuar me standarde të dyfishta qeverinë dhe policinë lokale, duke thënë fjalë të pabaza ndaj qeverisë qendrore të Kinës për "dobësimin e lirisë dhe të të drejtave të banorëve hongkongas".

Shembulli i fundit është Eliot Engel, kryetar i Komisionit të Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve të ShBA-së, i cili deklaroi ditët e fundit se "policia hongkongase përdori dhunë në trajtimin e protestave, gjë që njollos reputacionin ndërkombëtar të Hong-Kongut për mirëqeverisje dhe administrim të barabartë të drejtësisë". Por, këto fjalë jo vetëm ngatërrojnë të bardhën për të zezë, por gjithashtu kanë ndërhyrë brutalisht në punët e brendshme të Kinës.

Në sytë e disa politikanëve perëndimorë, vetëm protestat e dhunshme të ndodhnin në vendet e tyre mund të quhen protesta të dhunshme dhe perëndimorët në protesta që sulmojnë policët quhen rebelë dhe mund të goditen nga policët, por kur përdorimi i dhunës ndodh në Hong-Kong, protestat janë gjithmonë "paqësore".

Ata i kërkojnë pa arsye administratës së Hong-Kongut të "respektojë lirinë e fjalës dhe të mbledhjes", të anulojë akuzat ndaj të ashtuquajturës "protestues paqësorë", ti konsiderojë përdorues të dhunës si "luftëtar për të drejtat e njeriut dhe liri". Standardet e tyre të dyfishta shfaqin haptas hipokrizi.

Gjatë protestave të vitit 2011 të Lëvizjes "Pushtimi i Wall Street-it", policia amerikane përdori gaz lotsjellës dhe plumba plastik për të shpërndarë turmën. Kurse në të njëjtin vit në Londër, policia përdori autobotë duke hedhur ujë me presion për të shpërndarë njerëzit.

Gjatë sundimit të Britanisë, çdo guvenator i Hong-Kongut u emërua direkt nga qeveria britanike dhe asnjë politikan perëndimor nuk tregoi vëmendje për të drejtat autonome të banorëve hongkongas. Kurse, pas kthimit të Hong-Kongut në atdhe në vitin 1997, vendet perëndimore kritikuan pandërprerë për vetëqeverisjen e Hong-Kongut, pa marrë parasysh faktet që vërtetojnë përparimet e qytetit si ngritja e nivelit të sundimit të ligjit të Hong-Kongut deri në vendin e 16-të në vitin 2018 nga më e ulët se 60 në vitin 1996 etj.

Më 12 qershor, në zonën Admiralty, ku ndodhen qeveria dhe Këshilli Legjislativ i Hong-Kongut, një media kryesore britanike njoftoi masivisht se policët përdorën të plumba plastik dhe gaz lotsjellës, duke shpërfillur faktet se protestuesit radikalë kishin kapërcyer rrethimin mbrojtës dhe po përdornin armë të rrezikshme ndaj policëve. Më 14 korrik, gishti i një polici hongkongas u kafshua nga një protestues radikal. Edhe për këtë, mediet perëndimor mbyllën njërin sy e njërin vesh. Më 21 korrik, protestuesit radikalë njollosën stemën kombëtare të Kinës, gjë që është e patolerueshme në asnjë vend sovran. Pavarësisht të gjitha këtyre, mediet perëndimore mbajtën krahun e protestuesve të dhunshëm.

Këto fakte tregojnë në mënyrë të qartë se disa politikanë dhe media perëndimore janë mësuar të përdorin standarde të dyfishta për të ndërhyrë në punët e brendshme të vendeve të tjera edhe pse janë në kundërshtim të ligjit ndërkombëtar dhe normave bazë të marrëdhënieve ndërkombëtare.

Mrekulli
Lajmet Kryesore