Turqi, sulme ajrore kundër PPK-së

2019-07-19 17:27:50 CRI Komenti juaj Printoni

Turqia kreu një goditje ajrore në rajonin gjysmëautonom kurd të Irakut Verior, si reagim ndaj vrasjes së një diplomati atje, deklaroi ministri turk i Mbrojtjes.

"Pas sulmit djallëzor në Erbil, kemi kryer një operacion të plotë ajror në Qandil, duke goditur rëndë organizatën terroriste", tha Hulusi Akar.

Sipas tij, objektivat ishin vendstrehime të terroristëve.

"Luftimet tona do të vijojnë me vendosmëri deri në asgjësim të terroristit të fundit dhe në shpagim të gjakut të dëshmorit tonë", shtoi ministri Akar.

Pasditen e së mërkurës, një konsull turk u vra në një restorant nga disa persona të armatosur në qytetin Erbil të Irakut Verior.

Shumë ekspertë irakianë thanë se pas këtij incidenti mund të fshihej Partia e Punëtorëve e Kurdistanit.(Zhang Yan)

Mrekulli
Lajmet Kryesore