Seul, vdes një koreanojugor në afërsi të ambasadës japoneze

2019-07-19 15:59:33 CRI Komenti juaj Printoni

Një 78-vjeçar nga Koreja e Jugut humbi jetën të premten pas vendosjes së zjarrit në automjetin e tij pranë ambasadës japoneze në Seul si pasojë e plagëve të rënda në trup, njoftuan mediet vendore.

I moshuari i identifikuar vetëm nga mbiemri i tij Kim, e ngau furgonin e tij në trotuarin përpara hyrjes së ndërtesës ku ndodhet ambasada japoneze.

Ai i vuri zjarrin automjetit, në të cilin u gjetën rreth 20 kanaçe gazi butan dhe 40 litra benzinë, rreth orës 3:24 të mëngjesit me orën lokale.

Vjehrri i Kim-it ishte një nga viktimat e Koresë së Jugut, të cilët u detyruan të bënin punë të rënda pa pagesë gjatë kolonizimit japonez të Gadishullit Korean në vitet 1910-1945.

Incidenti vjen mes mosmarrëveshjeve të përshkallëzuara tregtare midis Koresë së Jugut dhe Japonisë, duke ndjekur ashpërsimin e kontrollit nga Japonia në fillim të këtij muaji ndaj eksporteve në Korenë e Jugut të materialeve kryesore për prodhimin e çipave të memories dhe panelet e ekranit, të cilat janë shtylla kryesore e industrisë së teknologjisë së Koresë së Jugut.

Kufizimi i eksporteve japoneze erdhi si kundërmasë ndaj vendimeve të gjykatës së lartë të Koresë së Jugut që urdhëroi disa nga firmat japoneze, duke përfshirë "Nippon Steel" dhe "Mitsubishi Heavy Industries" ndër të tjera, të kompensojnë viktimat koreanojugore të punës së detyruar.

Mrekulli
Lajmet Kryesore