Houston, çelet Konferenca e 4-t e qyteteve të binjakëzuara Kinë-ShBA

2019-07-19 10:43:36 CRI Komenti juaj Printoni

Ceremonia e hapjes së Konferencës së 4-t të qyteteve të binjakëzuara midis Kinës dhe ShBA-së u mbajt të mërkurën në Houston të ShBA-së. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës Lu Kang tha të enjten në konferencë për shtyp se zhvillimi i kësaj konference do të injektojë energji të re në thellimin e miqësisë dhe forcimin e bashkëpunimit mes të dy vendeve.

Lu tha se tema e konferencës së sivjetshme është "40 vitet e ardhshme: miqësia më e fortë, bashkëpunimi më i ngushtë".

Në këtë konferencë ishin të pranishëm mbi 200 përfaqësues qeverish dhe shoqërisë civile nga dy vendet, të cilët folën për mënyrat e forcimit të bashkëpunimit dhe të shkëmbimeve midis qyteteve të binjakëzuara të Kinës dhe ShBA-së.

Lu theksoi se forcimi i njohjes dhe miqësisë ndaj njëri-tjetrit është baza për të siguruar zhvillimin afatgjatë të marrëdhënieve dypalëshe. Deri tani, Kina dhe ShBA-ja kanë bashkëpunim miqësor mes 227 qyteteve të binjakëzuara. (Li Huailiang)

Mrekulli
Lajmet Kryesore