Irani konfiskon një cisternë të huaj me karburant në Gjirin Persik

2019-07-19 10:01:11 CRI Komenti juaj Printoni

Forcat detare të Korpusit të Gardës Revolucionare të Iranit (IRGC) pohuan se kanë konfiskuar një anije të huaj cisternë të dielën për shkak të kontrabandimit në rajonin e Gjirit.

Sipas një deklarate zyrtare, cisterna po transportonte rreth një milion litra naftë, në momentin e kapjes nga forcat detare iraniane në afërsi të ishullit jugor iranian Larak më 14 korrik.

Sipas televizionit shtetëror iranian, anija ishte e përfshirë në kontrabandimin e naftës nga kontrabandistët iranianë për ta shitur atë jashtë vendit.

Ndërkohë, të 12 personat në bord janë arrestuar. (Vera)

Mrekulli
Lajmet Kryesore