Shkëmbimet tregtare me vendet e BE zënë 65.7% të gjithë tregtisë

2019-07-19 09:17:53 CRI Komenti juaj Printoni

Shkëmbimet tregtare që kryen Shqipëria me vendet e Bashkimit Europian (BE) zënë 65.7% të të gjithë tregtisë.

Sipas INSTAT-it, në qershor 2019, eksportet drejt vendeve të BE-së zënë 76.4 % të eksporteve gjithsej dhe importet nga vendet e BE-së zënë 60.6% të importeve gjithsej.

Partnerët kryesorë tregtarë janë Italia me 34.7% të totalit të tregtisë, Greqia me 7.7%, Kina me 6.6% dhe Gjermania me 6.3%.

INSTAT-i bën të ditur se, shkëmbimet tregtare, për gjashtëmujorin e parë 2018, me vendet e BE përfaqëson 65,2% të gjithë tregtisë.

Në periudhën janar-qershor 2019, eksportet drejt vendeve të BE-së zënë 76.6% të eksporteve gjithsej dhe importet nga vendet e BE-së zënë 59.7% të importeve gjithsej. Partnerët kryesorë tregtarë janë: Italia 33.7%, Greqia 7.4%, Kina 6.9% dhe Gjermania 6.2%. (ATSH)

Mrekulli
Lajmet Kryesore