Irani e quan "akt piraterik" kapjen e anijes cisternë nga Britania

2019-07-17 10:32:24 CRI Komenti juaj Printoni

Sipas njoftimeve nga Agjencia Iraniane e Lajmeve "Tasnim", lideri suprem i Iranit Ajatollah Ali Khamenei dënoi rëndë aktin e Britanisë për ndalimin dhe kapjen e anijes naftëmbajtëse. Ai u bëri thirrje autoriteteve britanike ta lirojnë menjëherë cisternën, përndryshme Irani nuk do ta lërë pa përgjigje.

Khamenei akuzoi se vendet europiane përkatëse nuk iu përmbajtën marrëveshjes bërthamore të Iranit dhe kur ky i fundit u tërhoq pjesërisht nga marrëveshja, disa vende europiane nisën kritikat ndaj Teheranit.

Marinsat Mbretërore Britanike, agjentët e policisë dhe doganave ndaluan dhe kapën të enjten anijen "Grace 1" në Gjibraltar, me dyshimin se mbante naftë bruto iraniane për në Siri duke shkelur sanksionet e Bashkimit Europian kundër qeverisë së presidentit Bashar al-Assad.

Autoritetet britanike mohuan se ndalimi i anijes cisternë është veprim për hatër të ShBA-së dhe theksuan se janë të gatshme ta mbrojnë marrëveshjen bërthamore të Iranit. (Fang Xiaoyu)

Mrekulli
Lajmet Kryesore