87% e turistëve janë të kënaqur me përvojën në Shqipëri, 94% e rekomandojnë atë

2019-07-17 10:30:20 CRI Komenti juaj Printoni

"87% e turistëve janë të kënaqur me përvojën në Shqipëri dhe 94% e tyre kanë thënë se me kënaqësi, do ta rekomandonin Shqipërinë", – u shpreh Kryeministri Edi Rama.

Kryeministri Rama duke iu referuar një anketimi nga turistë të huaj tha se duke ndarë një shifër konkrete për ta kuptuar mbase dhe në formë aktuale që të gjitha këto nuk janë fjalë në përgjithësi, që kjo nismë nuk është thjesht e bukur në dukje. "Dua t'ju them se nga një anketim që ne bëmë vitin e shkuar me turistët e huaj dhe me ndihmën e grupit të "Smile Albania" po ashtu, por edhe në rrugë të tjera, 87% e tyre janë shprehur të kënaqur me përvojën në Shqipëri dhe 93% e tyre kanë thënë se me kënaqësi do ta rekomandonin Shqipërinë", – tha ai.

(ATSH)

Mrekulli
Lajmet Kryesore