Tirana drejt shpalljes si "Kryeqyteti Europian i Rinisë 2022"

2019-07-17 10:27:24 CRI Komenti juaj Printoni

Tirana ka hedhur një hap të rëndësishëm drejt përzgjedhjes si "Kryeqyteti Europian i Rinisë 2022".

Ajo është përzgjedhur mes 5 finalistëve për çmimin "Kryeqyteti Europian i Rinisë 2022". Ky konkurs është i bazuar në disa kritere të tilla si aktivizimi rinor, shoqërisë civile si dhe transformimit të vazhdueshëm të qytetit.

Përveç Tiranës, katër qytetet e tjera që pretendojnë këtë çmim janë: Poznan (Poloni), Kazan (Rusi), Varazdin (Kroaci) dhe Baia Mare (Rumani).

Ndërkohë që në faqen zyrtare të YouthForum.org thuhet se shumë qytete europiane, vitet e fundit kanë investuar shumë për të rinjtë, duke i angazhuar ata në aktivitete, për një jetë më mirë dhe më të shëndetshme sociale, si dhe me projekte e transformime në të mirë të së ardhmes së tyre.

Dhe në fakt, bashkia e Tiranës ka ndërmarrë një sërë nismash në organizimin dhe mbështetjen e aktiviteteve rinore si: Tirana Art Fest, Java Europiane, Ditët e Hapura të Edukimit të BE, Ditët Rinore të Start Up-eve, Ditët e Rrjetëzimit të të Rinjve dhe Bizneseve. (ATSH)

Mrekulli
Lajmet Kryesore