Xi Jinping inspekton punën në Mongolinë e Brendshme

2019-07-17 10:01:54 CRI Komenti juaj Printoni

Gjatë inspektimit dyditor të punës në Rajonin e Mongolisë së Brendshme, presidenti kinez Xi Jinping theksoi se duhet t'i përmbahemi filozofisë së zhvillimit me popullin në qendër.

Ky është inspektimi i dytë i punës nga presidenti Xi në Mongolinë e Brendshme prej vitit 2012.

Të hënën e të martën, Xi Jinping vizitoi me radhë qytetin Chifeng dhe kryeqendrën e Rajonit Autonom, Hohhot.

Në një fshat në Chifeng, presidenti Xi përgëzoi zhvillimin lokal:

"Sivjet është 70-vjetori i themelimit të shtetit. Ndryshimet këtu kanë dëshmuar plotësisht se me përmirësimin e pandërprerë të nivelit jetësor të popullit, rruga e Kinës për socializmin me karakteristikat e veta ka qenë e duhura. Mongolia e Brendshme është gjithmonë model i bashkimit të kombësive të ndryshme, nuk ka asnjë dallim mes kulturave, historive e zakoneve të kombësive të ndryshme, kjo është arsyeja e krijimit të rajonit autonom."

Ai kërkoi gjithashtu të forcohet ndërtimi i organizatave të Partisë në zonat rurale për t'u shërbyer më mirë fshatarëve e bujqësisë.

Në Hohhot, Xi Jinping vizitoi së pari Universitetin e Mongolisë së Brendshme, ku u bëri thirjre studentëve të ingranohen sipas kërkesave të vendit:

"Fuqia e një vendi varet nga rinia. Konkurrenca e ardhshme është konkurrenca midis të rinjve. Të rinjtë e sotëm do të jenë shtylla për realizimin e objektivit të dytë 100-vjeçar. Ju duhet të punoni me seriozitet, të studioni me zell, të vendosni themelin e fortë dhe të ngreni aftësinë tuaj për të kontribuar zgjuarsinë e forcat për ringjalljen e kombit."

Gjatë inspektimit, Xi theksoi rëndësinë e ruajtjes së zhvillimit të vazhdueshëm e të shëndetshëm ekonomik dhe të mbrojtjes së stabilitetit shoqëror.

Ai theksoi edhe statusin e rëndësishëm strategjik të Mongolisë së Brendshme duke i bërë thirrje rajonit të nxitë zhvillimin ekonomik me cilësi të lartë.

Xi Jinping propozoi gjithashtu se krahas forcimit të bashkimit të kombësive e të luftës kundër varfërisë, duhet të nxiten më tej mbrojtja e mjedisit dhe zhvillimi i gjelbër. (Fani)

Mrekulli
Lajmet Kryesore